Garancia 10 vjeçare i kufizuar përfshin defekte të konstatuara të produktit të krijuara gjatë prodhimit ose defekte të materialeve, nga të cilat ai është prodhuar. Përkufizimi 'defekte' përfshin të gjitha papërkryerjet, të cilat pamundësojnë përdorimin e produktit. Garancia nuk përfshin dëmtimet që rrjedhin nga përdorimi i zakonshëm të produktit siç janë: krisat ose të çarat, çngjyrosjet, ndryshkjet. Garancioni nuk përfshin asnjë dëmtim të shkaktuar nga përdorimi i papërshtatshëm të produktit, shkujdesje, ndryshimet e kryera në konstruksion, ngjyrosjet, transferimi, transporti ose lëvizja e produktit. Për më tepër garancioni i kufizuar nuk përfshin dëmtimet që rrjedhin nga ndikimi i të ashtuquajtura 'fuqive natyrore' duke përfshirë mes të tjerash erë të fortë, breshërime, stuhi, vërshimet, zjarrë dhe dëmtime të tjera të rastësishme ose të qëlluara. Montimi dhe përdorimi të papërputhshme me rekomandimet e prodhuesit të përshkruara në udhëzimin e përdorimit të produktit dhe përdorimi i tij për qëllime komerciale ose publike, rezultojnë me shfuqizimin e garancisë. Prodhuesi dhe Shpërndarësi nuk mbajnë përgjegjësi për dëmet e pësuara nga persona të tretë, për dëmtimet ose humbjen e sendeve që gjenden brenda ose në afërsi të shtëpisë me veglat pune. Garancia e kufizuar 10 vjeçare përfshin zëvendësim të produktit me defekt dhe zëvendësim të pjesëve të krisura ose të thyera, të cilat kanë pësuar dëmtim gjatë përdorimit të zakonshëm të produktit për qëllime shtëpiake. Vendimi për zëvendësim të mundshëm ose kthimin e kuotës së blerjes (ose pjesës së saj) do të kryhet pas shqyrtimit të kërkesës për reklamacion dhe është vetëm në duartë e Curver Poland Sp. z o.o. Garancioni nuk rezulton me zvarritjen ose kufizimin e të drejtave që rrjedhin nga reklamacioni i parashtruar me titull të dorëzanisë. Garancia është në fuqi në teritorin e Polonisë. Në rast të konstatimit të defektit duhet të kontaktoni Zyrën e Shërbimit të Klientit Curver Poland Sp. z o.o., ul. Wrocławska 34 76-200 Słupsk, tel. 59 8411230, sklep@curver-lifestyle.pl ose ta dërgoni kërkesën e reklamacionit të plotësuar (për shkarkim nga faqja www.curver-lifestyle.pl).