Mrojtja dhe përpunimin e të dhënave
Te dhënat personale të klientëve, postohen ne faqen e internetit, vetem pas miratimit paraprak te Klientit. Përgjate rregjistrimit ne këtë faqe të dhenat personale nuk janë të nevojshme. Në rastet kur klientët e mundshëm do të postojnë te dhënat e tyre, për të marrë informacione nga ne, këto të dhëna do të përdoren vetëm për qëllime të brendshme dhe nuk do të shiten ose të vihen në dispozicion të një pale te trete, me perjashtim të situatave të pershkruara më poshtë.
Të dhenat personale nuk do shiten, të jepen me qera ose të ndahen me njerëz të tjerë nepërmjet kësaj faqe interneti.
Marrëveshjet e lidhura me palët e treta, ofruesit e shërbimeve dhe përfaqësuesit janë për dorezimin e produkteve të gatshëm, shërbimeve dhe zgjidhjeve. Furnizuesit dhe ofruesit e shërbimeve janë të detyruar të trajtojnë të dhënat e marra nëpërmjet faqes sonë si konfidenciale dhe nuk janë të autorizuar të përdorin ato për asnje qëllim tjetër përveçse për të ofruar shërbimin e kërkuar. Firma Keter nuk do të ndajë të dhënat personale të palës së trete pa lejen e klientit, vetëm në rastet kur kjo vjen si pasojë e masave të zbatimit të ligjit, fletëthirrjet ose ligjeve Polake. Firma Keter mund të jetë e detyruar të ndajë të dhënat me huadhënesit për të siguruar financim.
Firma Keter mund të lidhet me subjekte të tjera biznesi, mund të merret përsipër nga një operator tjetër, dhe pjesë ose të gjitha asetet e saj mund të blihen. Në rast të një prej situatave te mësiperme, të dhenat personale të klientëve do të jenë subjekt shitje gjatë transaksionit.
Siguria
Firma Keter përdor procedurat e nevojshme fizike dhe të menaxhimit për të mbrojtur të dhënat e mbledhura kundrejt qasjes së paautorizuar dhe zbardhjes së tyre, për të siguruar përdorimin dhe përpunimin e saktë të tyre.
Si mund te na kontaktoni?
Nëse marrim një kërkesë për informacion, mund të kontaktojme me e-mail, poste tradicionale ose telefon. Klientët mund të fshinë të dhenat e tyre nga lista e kontaktit në cdo kohë.
Referencat për faqe të tjera interneti
Në faqen tone te internetit mund të gjenden rekomandime për faqe te tjera interneti. Perpiqemi që rekomandimet tona t'ju cojnë në faqe, te cilat ndajnë standardet tona të ndershmërisë, drejtesisë dhe integritetit. Ruajtja dhe përpunimi i të dhënave në secilën nga faqet e rekomanduara nga ne realizon politika të vecanta për mbrojtjen e privatesisë, të cilat nuk përfshihen në rregulloren mësiper.
Firma Keter nuk mban përgjegjesi për mospërputhjet që mund të shfaqen ne faqet e rekomanduara me politikën e tyre te privatësisë.
Gjithashtu, firma nuk mban asnjë pergjegjësi për asnjë detyrim ligjor që mund të vijë si pasojë e marrëveshjeve të operatorve të faqeve të rekomanduara. Faqe te tjera interneti të cilat permbajnë informacione të cilat nuk i mbështesim, mund të lidhen me faqen tone të internetit pa pëlqimin dhe autorizimin tonë. Në të tilla raste, firma Keter nuk mban asnjë përgjegjesi për përmbajtjen, politikat e privatesisë dhe aktivitetet e këtyre faqeve.
Ndryshimet dhe aktualizimi i Politikës së Privatësisë
Përmbajtja dhe sistemi i faqes së internetit mund të aktualizohet, rishikohet, ndryshohet dhe plotësohet. Firma Keter rezervon të drejtën për të ndryshuar informacionet, sistemet, produktet, politikat, ofertat, informacionet shpjeguese dhe korrigjimet.
Cdo ndryshim mbi mbrojtjen e privatesisë do të publikohet në faqen tonë të internetit.
Ju lutem te kontrolloni herë pas here rregulloren tonë per mbrojtjen e te dhenave personale me qëllim njohjen e ndryshimeve.
Ne fund të rregullores vendosim datën aktuale të politikes së privatesise. Prandaj përgjegjesia për ndjeken e ndryshimeve te mundeshme ne faqen tone është përgjegjesi e klientit.
Përmbledhje
Ashtu si dhe në biznese të tjera, edhe në faqen tonë të internetit, komunikojmë në internet duke respektuar privatesinë e secilit përdorues dhe jemi të angazhuar në mbrojtjen e saj.
Mbështesim vetë-rregulloren aktuale te këtij mjedisi të ri, për të siguruar sipermarësve përgjegjes të drejtën për të përdorur në komunikim me klientët të gjitha llojet e mediave.
Pyetje
Nese keni ndonjë pyetje lidhur me mbrojtjen e të dhënave, procedurat e saj ose nese do të donit të fshini të dhënat tuaja nga databaza jonë, ju lutemi të na kontaktoni në: info@novacontract.al dhe slupsk.poland@keter.com
Adresa është e mbrojtur nga spam. Për të hapur faqen kërkohet Javascript.