Ide dhe Këshilla
Jemi firmë, e cila prej mbi 70 vitesh ndihmon në arredimin në mënyrë elegante dhe funksionale të jetës suaj të përditshme. Produktet tona funksionojne më së miri aty ku rregulli ndërthuret me nje mjedis plot harmoni, estetikë dhe mbi te gjitha – komfort. Falë, zgjidhjeve tona unike dhe të menduara mirë, ju ndihmojmë te krijoni nga e para një vend privatësie inspiruese dhe rregulli.
Kopshti i mundësive
Tipari dallues i ofertës tonë është shumëllojshmëria e saj. Ju ftojmë te njiheni nga afër me gamën e gjerë të produkteve funksionale që plotesojnë arredimin e tarracave dhe kopshteve tuaj, fokusuar në linjën LIFESTYLE (natyrë). Për ne është kënaqësi t'ju ofrojmë mundësi të larmishme zgjedhjesh të mobiljeve dhe aksesorëve për kopshte, në përputhje me preferencat e klienteve tanë.
Nëse jeni duke kërkuar një zgjidhje për të lehtesuar punën e kopshtit, për të krijuar një atmosferë të këndshme apo mjedis i cili do t'ju sigurojë fëmijeve tuaj lojra krijuese- në ofertën tonë do të gjeni gjithcka, që është e domosdoshme për të krijuar hapësiren e endrrave tuaja. Ofrojmë gjithashtu produkte te kategorise HOME (shtëpie), ideale për arredim të brendshëm.
Funksionalitet dhe dizajn
Ne e dimë, qe mobilimi dhe rregullimi i ambienteve të tarracës dhe kopshtit tuaj nuk është gjithcka. Që ta rrethosh veten nga një ambient i bukur dhe të përfitosh më shumë sesa vetem funksionalitetin, është e nevojshme të kombinosh vlerat e larta përdoruese me dizajnin unik – jetëgjatësi dhe mjeshtëri në punime. Për këtë arsye dizanjerët tanë drejtohen nga ideja, qe kombinimi i materialeve të cilesisë së lartë me dizajne origjinale dhe trendet me te fundit, është e vetmja mënyrë për të garantuar produkte te shklëqyera. Jemi te bindur, se falë teknologjive tona më te reja mund te kujdesemi për nevojat tuaja, duke ju ofruar zgjidhje praktike dhe moderne.
Eleganca e shtëpisë suaj
Linja LIFESTYLE përmban produkte të projektuara në bazë tëtrendeve më të fundit në arredimin e ambienteve tuaja: kopshteve, ballkoneve dhe tarracave. Oferta jone ju ofron një larmishmeri zgjedhjesh në mobiljet e kopshtit, si për shembull: karrige, kolltuqe, divane, tavolina, shezllone dhe sete funksionale mobiljesh. Sipërfaqe elegante dhe cilësore, e lëmuar ose e ngjashme me fijet natyrale të Ratanit, në menyrë perfekte përshtatet me mjedisin natyral dhe nxjerr ne pah karakterin e tij unik. Për më tepër, punimi me mjeshteri dhe përdorimi i materialeve cilësore garantojnë rezistence te lartë ndaj agjentëve atmosferikë.
Ju ftojmë gjithashtu të njiheni me kategorinë e produkteve klasike per kopshtin, te cilët do t'ju lehtesojnë organizimin dhe rregullimin e kopshtit tuaj. Zgjedhja e larmishme e kabinave dhe dollapeve për veglat, sundukve, karrocave, vazove të luleve, koshave per kompostim dhe aksesoreve te tjerë, bejnë të mundur që në kopshtin tuaj të mbizoterojë rregulli dhe harmonia duke krijuar kushtet ideale për të pushuar. Klieteve tanë më të vegjël u ofrojmë lodra për kopshte me ngjyra te larmishme, të cilat do te stimulojne kreativitetin dhe dëshiren për të luajtur dhe mësuar. Forma ergonomike është e projektuar posacerisht për të garantuar sigurinë e femijëve tuaj.
Hapësira elegante me Keter
Bota qe ju rrethon sipas Keter është një botë e mbushur me objekte të bukura për arredimin e ambjentit tuaj. Falë teknologjisë inovative dhe dizajnit modern, mund t'ju ndihmojmë në projektimin elegant të mjedisit tuaj. Keter përfaqëson stil, ide interesante dhe zgjidhje te reja.