
Aktualisht një interesim gjithnjë e më të vogël ka për mobiliet e zakonshme plastike për oborr, të cilat më shumë se me kategorinë e mobilieve, kishin të përbashkët me kategorinë e bimëve njëvjeçare. I kushtojmë një vëmendje gjithnjë e më të madhe faktit që të jemi të rrethuar me sende në modë, të bukura dhe me estetikë të lartë prodhimi; por vallë vetëm kaq?
Duke planifikuar blerjen siç është kompleti i mobilieve të oborrit, tashmë nuk duhet të kufizohemi me tryezën dhe katër karriget me bukuri që ngjall dyshime, por të zgjedhim kompletin më të mirë të mobilieve të oborrit, i cili përmbush pritshmëritë tona. Aktualisht zgjedhja e formave të prodhimit –figurave, ngjyrave dhe llojeve të materialit- është kaq e madhe, sa me siguri secili gjen për vete diçka të duhur. Për të plotësuar kompletin e ëndrrave të mobilieve të oborrit nga elemente të veçanta, mjafton vetëm të kemi parasysh pritshmëritë tona individuale, si dhe buxhetin që disponojmë për këtë qëllim. Sigurisht që mund të vendosim nëse për ne ka rëndësi aranzhimi i përhershëm, i qëndrueshëm, apo zgjedhim diçka të lehtë dhe lëvizëse, që me lehtësi mund të zhvendoset në një vend tjetër.
Në dyqanin tonë zgjedhja e ngjyrave dhe e formave të mobilieve është shumë e gjerë, të gjitha informacionet e nevojshme janë vendosur në përshkrimin e produktit.
Cilësia e prodhimit dhe e materialeve.
Gjëja e dytë e rëndësishme, e cila nuk mund të lihet mënjanë, është cilësia: si cilësia e materialit, nga i cili është prodhuar kompleti ynë i mobilieve të oborrit, ashtu dhe vetë prodhimi. Para së gjithash duhet të kemi parasysh që blerja jonë të dalë një zgjedhje jo vetëm për një sezon, por e lehtë në pastrim dhe konservim, si dhe të ofrojë rehati gjatë përdorimit, pra e përhershme dhe e qëndrueshme. Nqs kompleti ynë i mobilieve të oborrit i plotëson të gjitha kriteret e përmendura “të mobilies së mirë për oborr”, mund të jemi të qetë dhe të mendojmë vetëm për pushimin.
Produktet, të cilat Ju do të gjeni në dyqanin tonë, janë bashkim i estetikës me preçizionin dhe cilësinë e prodhimit. Mobiliet plastike dhe prej bastuni palme (rattan) për oborr mund të zgjedhen veçmas, si dhe në kompletet funksionale.
Ju nxitim të njiheni me asortimentin e plotë dhe përshkrimet e produkteve. Për t’Jua lehtësuar punën, në faqen tonë të internetit kemi vendosur edhe instruksionin e montimit.
Ju ftojmë.