
Flitet shumë kohët e fundit se mjedisi i pronës që zotërojmë duhet të jetë vazhdim i ambientit të brendshëm. Përkrahësit e harmonisë stilistike me dëshirë i kalojnë motivet karakteristike edhe jashtë. Atyre u kundërpërgjigjen adhuruesit e kontrasteve, të cilët mendojnë se kur del në verandë, dëshiron të ndiesh si në një vend krejt tjetër.
Veti e përbashkët e sjelljeve të përshkruara është synimi për krijimin e një hapësire të jashtëzakonshme dhe pa dyshim që të drejtë kanë ata, të cilët nuk duan të mbyllin më shijet e tyre stilistike brenda katër mureve. Sigurisht që mjedisi i pronës që zotërojmë nuk mund të dallojë për sa i përket formës nga ajo, çfarë ndodh brenda dhe në kokat e pronarëve.
Ka kaluar shumë kohë kur oborri identifikohej me dyqanin e fruta-perimeve, kurse veranda të kujtonte bodrumin.Sot verandat, sidomos në sezonin veror, nuk kanë asnjë dallim me dhomat e stilizuara dhe kryejnë funksione të ngjashme. Bashkë me këndvështrimin, ka ndryshuar gjithashtu edhe karakteri i dekorit – mobiliet e lehta dhe të zakonshme të oborrit janë zëvendësuar me kolltukë të qëndrueshëm dhe divane të rehatshme.
Duhet të jetë butë, rehat dhe të ndiesh kënaqësi, prandaj përreth do të ishte mirë të kishte batanije dhe jastëkë shumëngjyrësh, që do të shtonin kënaqësinë e kafes së mëngjesit ose të takimeve me miqtë në mbrëmje. Dhe nuk ka rëndësi nëse aranzhojmë verandën, duke aplikuar parimin e kohezionit apo kontrastit- rëndësi ka që ta bëjmë me elegancë.